Një aktor i ri australian është vrarë aksidentalisht gjatë xhirimit të një videoklipi. Ngjarja ndodhi në Brisbane, në një lokal ku po xhirohej videoja muzikore e një grupi hip hopi.
Gjatë xhirimit, aktori është qëlluar me plumb në gjoks, pasi skena parashikonte përdorimin e armëve.
Policia ka nisur një hetim mbi ngjarjen. Djemtë e grupit 'Bliss n Eso' nuk ishin të pranishëm në momentin e xhirimeve.



