Britania ndërron mendje për teknologjinë 5G.
Kryeministri Boris Johnson është gati të heqë dorë nga Huawei dhe rrjeti 5G që ajo ofron në Britani.
Pika e kthesës duket e afërt sipas britanikes “Telegraph”.
Kjo e fundit shkruan se agjencia qeveritare që merret me komunikimin dhe inteligjencën, GCHQ, tashmë ka rishqyrtuar garancinë e dhënë kohë më parë për sigurinë e teknologjisë së gjigantit kinez.
Zyrtarët britanikë po hartojnë propozime për të ndaluar instalimin e pajisjeve të reja Huaëei për rrjetin 5G brenda më pak se gjashtë muajsh, dhe për të përshpejtuar heqjen e teknologjisë që aktualisht është e instaluar në vend.
Kjo lëvizje vjen pas agjencia britanike e inteligjencës, GCHQ, ngriti shqetësime për sigurinë e teknologjisë kineze.
Një raport i përgatitur nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e GCHQ konkludon se sanksionet e reja amerikane ndaj Huaëei do ta detyrojnë kompaninë të përdorë teknologji jo të besueshme që mund ta bëjë rrezikun të pamundur për t’u kontrolluar, shkruan gazeta.
Sanksionet kanë pasur një ndikim "të fortë" mbi kompaninë kineze, gjë që e ndryshon dukshëm pikëpamjen e GCHQ, thuhet në raport.
Raporti pritet t’i paraqitet kryeministrit Johnson këtë javë.



