Njihej si “paqebërësi”, vritet në Los Angeles peshkopi katolik

Njihej si “paqebërësi”, vritet në Los Angeles peshkopi katolik

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndihmës peshkopi katolik David O’Connell , i etiketuar si “paqebërësi”, është vrarë me armë zjarri.

Policia u njoftua në orën 01.00 të mëngjesit të 19 shkurtit për ngjarjen e ndodhur në lagjen Hacienda Heights dhe e gjeti peshkopin të vdekur brenda shtëpisë së tij pak blloqe larg kishës katolike të Shën John Vianney.

Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

David O’Connell, 69 vjeç, kishte qenë prift për 45 vjet dhe ishte me origjinë nga Irlanda.

Papa Françesku e kishte emëruar në vitin 2015 si një nga peshkopët ndihmës të kryepeshkopatës së Los Angeles, më e madhja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

O’Connell punoi për vite në Jug të Los Angeles dhe u fokusua në luftimin e bandave.

Më vonë u përpoq të ndërmjetësonte mes banorëve dhe zbatimit të ligjit pas trazirave të dhunshme të vitit 1992, pasi gjykata liroi katër oficerë policie të bardhë të Los Angeles për rrahjen e afrikano-amerikanit Rodney King.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy