Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj përmes MCN TV i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos neglizhojnë Covid dhe të mos trajtohen në shtëpi.
Brataj tregoi se kohët e fundit është vënë në pah ketoacidoza, që është një komplikancë dytësore e diabetit që nuk ndodh vetëm tek personat me diabet, por edhe tek ata që marrin doza të forta kortizonikësh.
“Kur kalon në forma të rënda bëhet më e rrezikshme se sa vetë Covid. Shumë prej pacientëve po humbasin jetën nga komplikancat. Ka komplikime për format e rënda, nuk kontrollohen në banesë, nuk mund ti bëjnë dot analizat në banesë. I lutem qytetarëve të mos neglizhojnë dhe të mos rezistojnë karshi formave të rënda pasi kalon një javë”, theksoi Brataj.
Intervista:
Farë po ndodh me Omicron, ka numër të rritur të infektuarish?
Brataj: Shërbimi vazhdon t që rrijë në shtëpi dhe ë kryej shërbimin e vet, për fatin e keq ka një numër konstant të të sëmurëve. Nga shtatori ka një numër konstant të të shtruarve me 23 shtrime në ditë, 28 që trajtohen në shtëpi, 151 konsulta në ditë dhe 298 vizita në ditë në gjithë Shqipërinë. Ajo që më shqetëson janë rastet e rënda që paraqiten në spital në momentet e fundit. I kam ndjekur personalisht disa prej tyre dhe ato që mbërrijnë në momentin e fundit kanë shumë pak shanse për të mbijetuar.
Edhe kur janë të vaksinuar?
Brataj: Shumica janë të pavaksinuar, por nuk ka rëndësi vaksinimi për formën e sëmundjes. Problemi i formës së sëmundjes është më i madh tek të vaksinuarit me një dozë. Kur shkojnë në një situatë kur parametrat kanë ndryshuar, janë përkeqësuar nuk e kuptoj përse qëndrojnë në banesë dhe vijnë në momentet e fundit dhe për 2-3 ditë humbasin jetën. Një gjë që ka dalë në pah kohët e fundit është ketoacidoza, një komplikancë dytësore e diabetit që nuk ndodh vetëm tek personat me diabet, por edhe tek ata që marrin doza të forta kortizonikësh shkaktojnë në diabet dytësor. Kur kalon në forma të rënda bëhet më e rrezikshme se sa vetë Covid. Shumë prej pacientëve po humbasin jetën nga komplikancat. Ka komplikime për format e rënda, nuk kontrollohen në banesë, nuk mund ti bëjnë dot analizat në banesë. I lutem qytetarëve të mos neglizhojnë dhe të mos rezistojnë karshi formave të rënda pasi kalon një javë.
Çfarë po ndodh sepse kjo është thirrje shumë e fortë, nuk ka ndërgjegjësim?
Brataj: Jam interesuar personalisht për disa persona dhe pasi kam insistuar dhe kanë shkuar në spital kam kontaktuar me mjekët dhe më kanë thënë është ketoacidoza që po bëhet shumë problem se sa Covid. Veç faktit që rrinë në banesë dhe s’kanë një kontroll çdo ditë për analizat, kontroll të terapisë nuk mund të ndiqet një protokoll. Protokollet janë shumë delikate sidomos kortizonit. Janë shumë faktorë që në fund rrezikojnë jetën.
Ne vazhdojmë me variantin Delta apo Omicron?
Brataj: Nuk di në këtë moment se çfarë përgjigje ka marrë ISHP nga analizat. Omicron ka transmetueshmëri më të rëndë pavarësisht se ka simptoma më të lehta. Por sot në Angli kishin humbur jetën 12 persona. Vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe duhet gjithmonë të kujdesemi pavarësisht nëse kemi imunitet natyral apo artificial. Masat duhet të jetë ato.
E gjithë Shqipëria duket se po funksionon normalisht, a duhen masa shtesë?
Brataj: Unë mendoj se do të ketë rritje se është e njëjta periudhë me vitin e kaluar që na krijoi numër të madh dhe kemi edhe një mutacion të ri.
I referoheni OBSH që thotë se do ketë një bum rastesh?
Brataj: Ne do ti shohim pasojat në 2-3 javët e para të janarit. Do ketë rritje duke menduar festat, por është një ekuilibër delikat dhe duhet ruajtur. Duhet të ruhemi, të respektohen rregullat.
Sa na mbron doza e tretë?
Brataj: Moderna vërtetoi se rrit 37% imunitetin kundër Covid. Jemi drejt përfundimit të afatit të 6 mujorit dhe këshillohet fuqishëm të dozës së dytë. Doza e tretë ka treguar një mbrojtje më të latë.
A kemi dështuar me masat që kemi marrë?
Brataj: Çdo kategori preket nga kjo pandemi, nga humbja e jetës dhe invaliditet për shkak të Covid. Ka probleme të jetës sociale, të shëndetit mendor, s’ka fushë që nuk është prekur. Mendoj se Shqipëria ka pasur një model që të mos bllokohej. E mira është që politika të mos futet fare dhe t’ia lerë specialistëve. Çdo shtet po mundohet të përshtasë masat dhe janë shumë herë më të forta se në Shqipëri, por unë them që të ruajmë modelin që nga fillimi. Nuk ka mbaruar pandemia. Por duke i bërë presion profesionistëve nuk prodhohet më e mira.



