Fermeri belg zhvendos padashje kufirin me Francën

Fermeri belg zhvendos padashje kufirin me Francën

Një fermer në Belgjikë zhvendosi padashje kufirin e vendit me Francën. Kjo u zbulua rastësisht nga një entuziast i historisë locale, i cili gjatë një shëtitjeje në pyll vuri re se guri që shënonte kufirin midis dy vendeve ishte zhvendosur 2.29m.

Fermeri belg, me sa duket e ka hequr gurin që i ka dalë përpara ndërsa punonte tokën me traktor.

Në vend që të shkaktojë trazira ndërkombëtare, incidenti është pritur me buzëqeshje në të dy anët e kufirit.

"Ai e bëri Belgjikën më të madhe dhe Francën më të vogël, nuk është një ide e mirë," i tha David Lavaux, kryetar i fshatit belg Erquelinnes, për kanalin televiziv Francez TF1.

Kufiri midis Francës dhe Belgjikës, i cili shtrihet 620 km (390 milje), u vendos në bazë të Traktatit të Kortrijk, nënshkruar në 1820, pesë vjet pas disfatës së Napoleonit në Ëaterloo. Kufiri shenjohet nga gurë, të cilët kanë mbetur në vend që nga ajo kohë.

Autoritetet lokale belge planifikojnë të kontaktojnë fermerin për t'i kërkuar atij që ta kthejë gurin në vendin e tij. Nëse kjo nuk ndodh, çështja mund të përfundojë në Ministrinë e Jashtme belge, e cila do të duhet të thërrasë një komision kufitar franko-belg, i cili nuk mblidhet që nga viti 1930.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy