“Migrojmë nga halli”, Olsi Rama: Arsyeja pse derbi Partizani-Tirana do të luhet në Elbasan

“Migrojmë nga halli”, Olsi Rama: Arsyeja pse derbi Partizani-Tirana do të luhet në Elbasan

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, në emisionin “Skaner” në   MCN TV, zbuloi arsyen pse derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në “Elbasan Arena” dhe jo në kryeqytet.

Rama deklaroi se me “Air Albania”-n e mbyllur, në “Selman Stërmasi” nuk garantohej siguria dhe për këtë arsye, sfida u zhvendos në Elbasan. Ai bën edhe një batutë për stadiumin “Air Albania”, për problemet që ka shfaqur me fushën, duke e quajtur si fatkeqësi që lindi çalaman.

Ajo që po ndodh në kampionat, është ta filloj nga polemika me stadiumin. Vijmë nga ndeshja me Kukësin, ku më pëlqeu stadiumi i ri. Ishte një model sesi mendoj unë që duhet të jenë stadiumet në Shqipëri. Komod i vogël. Në Tiranë kemi dy stadiume. Ishte dëshira jonë që të ktheheshim të luanim në Selman Stërmasi, për tifozët, por arsyeja pse nuk bëhet dot ndeshja në Tiranës, është se në Air Albaina pritet finalja, ndërsa në Selman Stërmasi nuk garantohet siguria, pasi nuk është gardhi rrethues.

Është problematik një derbi Partizani-Tirana. Nuk e shikoj të logjikshme, që dyert e Air Albania të mos hapen për një derbi. Sa herë ka pasur derbi në Selman Stërmasi, policia ka refuzuar ta marrë përsipër sigurinë, për shkak të kushteve në atë stadium. Ne migrojmë nga halli, jo nga qejfi.

Është fatkeqësi që stadiumi që në fillim lindi çalaman për problemet me fushën. Është nga të paktat ndeshje që ne mund të arkëtojmë diçka, nëse luhej në Air Albania. Kush i shikon llogaritë tona?!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy