Sot nis shpërndarja e shpërblimit për pensionistët (VIDEO)

Sot nis shpërndarja e shpërblimit për pensionistët (VIDEO)

Ditën e sotme do të nisë shpërndarja e shpërblimeve për festat e fundvitit për pensionistët. Shpërndarja e këtij shpërblimi prej 5 mijë lekësh do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat duke filluar nga 21 dhjetori deri më datë 31 dhjetor.

Ka qenë vetë kreu i ISSH-së, Astrit Hado përmes një postimi në Facebook, i cili ka dhënë detaje mbi procedura dhe se si do të bëhet shpërndarja e parave sipas kategorive.

Hodo bëri thirrje që ato që nuk kanë nevojë për bonusin tani, ta tërheqin atë në një periudhë të mëvonshme për të shmangur grumbullimet në kohë COVID-i.

Janë rreth 677 mijë qytetarë që përfitojnë nga fondi i alokuar për shpërblimi në fundvit, prej 34 milionë dollarësh.

Grafiku i shpërndarjes

• në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;

• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;

• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;

• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;

• në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;

• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;

• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;

• në datat 29 - 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;

• Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy