Shqipëria në SEPA/ Soko: Reduktohen ndjeshëm kostot për transfertat. Bankat kanë bërë marrëveshje kartel për tarifa të larta

Shqipëria në SEPA/ Soko: Reduktohen ndjeshëm kostot për transfertat. Bankat kanë bërë marrëveshje kartel për tarifa të larta

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në “Mcn Economy” se hyrja në SEPA është një zhvillim pozitiv dhe fillimi drejt një sistemi financiar më të integruar me BE-në. Soko vuri në dukje se kostot e transfertave bankare kanë qenë shumë të larta në Shqipëri dhe me hyrjen në SEPA do të reduktohen në vetëm 1euro, për transferta deri në 5 mijë euro. 

 

Qasja e Shqipërisë në SEPA është zhvillim i pashmangshëm, pasi procesi integrues, s’kufizohet vetëm në atë politik, por edhe integrimin ekonomik, dhe sistemi i pagesave është hallkë e rëndësishme. Ne kemi qenë pak të integruar deri më sot. Hyrja në SEPA është një fillim për të patur një sistem financiar më të integruar me BE-në. 

 

Është miratimi i tyre që e mundëson hyrjen ose jo të vendit. Viston për të hyrë e ka dhënë BE. Shqipëria patjetër që do, pasi kemi 1,7 milionë, 1,8 milionë emigrantë, që kanë kontakte të rregullta me familjen. Kostot e transfertave i kemi shumë të shtrenjta. Kjo ka rënduar shumë në xhepat e individëve në radhë të parë, në xhepat e bizneseve në radhë të dytë, dhe transaksione të tjera të institucioneve dhe enteve të tjera publike dhe private. 

 

Ne transferojmë me Western Union, që është shumë i shtrenjtë, sepse kostot e bankave kanë qenë edhe më të larta. Banka përveç kostove të larta, edhe shërbimin e kishe me ditë, për të mos thënë me javë. Numri i transaksioneve me vendet e BE është shumë i madh. Unë e pashë si zhvillim shumë pozitiv. Kostot e transfertave nga Gjermania në Shqipëri do jenë 1 euro, për shuma nga 1 deri në 5 mijë euro. 

 

Dhe do të bëhet për një moment. Bankat shqiptare ia kanë nxirë jetën qytetarëve. Nëse ka një sektor që ka ardhur vetëm duke rritur kostot, pa dhënë asnjë lloj produkti shtesë më të madh për qytetarët, dhe s’është përfolur asnjëherë, pasi janë kontributorët kryesorë në reklama në të gjitha mediat, që të ankohen për rritjen e shërbimeve”.

Soko theksoi se marrëveshjet mes bankave për rritjen e tarifave janë marrëveshjet kartel më të vjetra në Shqipëri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy