
Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare.
Kjo ditë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve, pasi mëngjesin e 26 nëntorit, vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm ku u shënuan së paku 20 viktima dhe mbi 600 të plagosur.
Ajo çka e bën këtë ngjarje më të rëndë është fakti që ka ende persona të mbetur nën rrënoja.



