Këshillat bashkiakë, përfundon numërimi në disa bashki, kryeson PS-ja

Këshillat bashkiakë, përfundon numërimi në disa bashki, kryeson PS-ja

Është mbyllur procesi i numërimit për Këshillat Bashkiakë në disa bashki të vendit.

Në Has është shpallur fituese Partia Socialiste e cila ka marrë 4 mandate (1131 vota). Edhe pse kandidati i “Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti fitoi votat për t’u shpallur kryebashkiak në garën për Këshillin Bashkiak mori vetëm 3 mandate (994 vota).

Sipas të dhënave nga KQZ, nga dy mandate kanë marrë dhe PAA, PSD dhe LZHK.  PD zyrtare ka fituar vetëm 1 mandat dhe po ashtu nga 1 kanë marrë dhe PR, PLL, PDIU, AAK, PBK dhe PGJ dhe PKKA.

Edhe në Fushë Arrëz ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak. Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Socialdemokrate kanë marrë secila nga 3 mandate. Ndërkohë që PS ka marrë 574 vota të cilat përkthehen në 2 mandate. Pavarësisht se kandidati i “Bashkë Fitojmë” Hilë Curri në këtë bashki u shpall fitues në garën për kryebashkiak, koalicioni ka mundur të marrë vetëm një mandat.

Edhe Puka ka mbyllur procesin e numërimit. Sipas të dhënave nga KQZ, 4 mandate ka fituar Partia Socialiste, 2 PS dhe 2 AAK. Nga 1 mandat kanë marrë “BF”, PDS, PD, FRD, AD, PBK dhe FM.

Në Vorë, 13 mandate i ka marrë PS, 4 BF, 2 PAA dhe nga 1 PR dhe FRD.

Edhe në Cërrik janë numëruar të gjithë kutitë dhe fituese edhe sa i përket mandateve të fituara për Këshillin Bashkiak është shpallur PS me 11 të tilla. “BF” ka marrë 3 mandate, PD-ja zyrtare 2 dhe nga 1 mandat kanë marrë PAA, PLL, PSD, LZHK dhe PGJ.

28 mandate ka marrë PS në Elbasan, një diferencë e madhe kjo krahasuar me 7 mandatet që ka mundur të fitojë “Bashkë Fitojmë. 7 mandate i ka marrë PD-ja zyrtare, dhe nga 1 mandat kanë marrë PDS, PSD, PDIU dhe PGJ.

Edhe në Roskovec PS është forcë e parë sa i përket mandateve për Këshillat Bashkiakë. PS ka marrë 12 mandate ndërsa ‘BF” 7 mandate. Nga një mandat kanë marrë  PDIU dhe PBK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy