Ervin Salianji ka nisur sot nga Durrësi turin e takimeve të tij me strukturat e PD-së.
Në fjalën e mbajtur, Salianji theksoi se mosdëgjimi i demokratëve nga drejtuesit e partisë është një gabim i rëndë.
Ai vuri në dukje nevojën për hapjen dhe ripërtëritjen e PD-së, duke u shprehur se duhet besuar te brezi i ri dhe freskia për të shkuar drejt fitores.
“Demokratët janë lodhur, kjo është e vërteta dhe s’duhet të kemi frikë t’i themi të vërtetat ashtu sic janë. Kjo është plaga jonë më e madhe si parti. Çdo drejtues duhet ta shohë të vërtetën sic është dhe t’i dëgjojë demokratët. Mos dëgjimi i tyre është një gabim i rëndë. PD s’është vetëm një parti politikë. PS është institucion, është pasuri kombëtare. Ajo duhet të hapet, ripërtërihet, të besojë te brezi i ri dhe padyshim të fitojë. Freskia sjell shpresë”.
Pjesë e takimit ka qenë edhe Ilir Alimehmeti dhe struktura drejtuese të degës së PD-së në Durrës.



