Disa qytetet të vendit, përfshirë Tiranën, Fierin, Vlorën dhe Fushë-Krujën janë përfshirë nga mjegulla e dendur mëngjesin e kësaj të enjte.
Mjegulla e dendur nga Thumana deri në Tapizë, ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Mjegulla ka “pushtuar” autostradën Fushë Krujë-Laç si dhe Fish Krujë – Rinas e Tiranë. Ky fenomen i motit ka qenë prezent që në mesnatë dhe akoma është e dendur.
Gjithashtu këtë mëngjes edhe qyteti i Vlorës ka qenë nën pushtetin e mjegullës së dendur aq sa ishte e vështirë për drejtuesit automjet që qarkullonin.
Situata e njëjtë është krijuar edhe në qytetin e Fierit. Shoferet detyrohen të ecin shumë ngadalë dhe fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë aksident të rëndë.



