Enri Vrenozi, i biri i Ilir Vrenozit shpjegoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN se çfarë e ka krisur marrëdhënien e tij me të atin. Ai tha se shkak kryesor ka qenë përplasja mes ish-liderit të PD, Sali Berisha dhe liderit aktual Lulzim Basha. Sipas Enrit pozicioni i tij krahë Bashës, ka irrituar të atin i cili është militant i Berishës.
Pas 9 shtatorit dhe kur u përjashtua, duhej të mbahej një qëndrim. Unë si pjesë e PD mendova që duhet të mbajë qëndrimin tim dhe normalisht që qëndrimi ishte krahë të ardhmes dhe Lulzim Bashës dhe të gjithë atyre që duan një Shqipëri më të mirë për veten e tyre dhe jo një Shqipëri që mbahet peng nga një kast politike 31 vjeçare që ka refrenin e njëjtë, u shpreh Enri Vrenozi.



