"Drejt fundit të pandemisë"/ OBSH: Evitoni drekën e Krishtlindjeve

"Drejt fundit të pandemisë"/ OBSH: Evitoni drekën e Krishtlindjeve

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom, është shprehur shpresëplotë se fundi i pandemisë mund të jetë shumë afër.

Sipas tij vaksinat së bashku me masat kufizuese anti-Covid mund të ndihmojnë fushqishëm në luftën me koronavirusin.

"Kemi  shpresë të madhe që vaksinat, së bashku me masat e tjera shëndetësore të testuara tashmë  mund të ndihmojnë në lufëtn ndaj  pandemisë Covid-19." –është shprehur Adhanom gjatë një konference për shtyp.

Ndër të tjera shefi i OBSH-së është shprehur se kjo vaksinë do të futet në histori, si e para vaksinë e zbuluar kaq herët.

"Drita në fund të këtij tuneli të gjatë dhe të errët po bëhet më e madhe dhe më e fortë pas lajmeve për zbulimin e vaksinave të fundit. Asnjë vaksinë në histori nuk është zhvilluar kaq shpejt. Komuniteti shkencor ka vendosur një standard të ri për krijimin e vaksinave," theksoi ai.

Duke folur edhe për masat kufizuese dhe rezullat që duhet të ndjekin qytetarët, Adhanom është shprehur se do të ishte mirë të evitohej edhe dreka e Krishtlindjeve për të frenuar përhapjen e Covid.

“Vendimi më i mençur do të ishte ndalimi i drekave apo darkave familjare për Krishtlindje, një mënyrë efikase për të ndaluar përhapjen e virusit” ka deklaruar shefi i OBSH. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy