
Studiuesit në Gjermani besojnë se kanë një shpjegim për rastet e rralla të mpiksjes së gjakut të raportuar mes njerëzve që iu injektua vaksina anti-Covid e AstraZeneca.
Ata thonë se në disa raste, doza shkakton inflamacion, i cili bën që të formohen antitrupa kundër trombociteve, të cilat shkaktojnë mpiksjen e gjakut. Këto antitrupa shkatërrojnë trombocitet dhe, për të kompensuar humbjen, trupi mbiprodhon trombocitet, duke shkaktuar mpiksjen e tyre.
Ekipi thotë se nëse hipoteza e tyre është e saktë, reagimi mund të identifikohet dhe të trajtohet lehtësisht nga profesionistë të mjekësisë. Studimi vjen pas lajmit se Kanadaja po pezullon përdorimin e vaksinës për personat nën moshën 55 vjeç për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut.
Studiuesit thonë se fenomeni është i ngjashëm me atë që rrallë ndodh me një gjendje të quajtur ‘trombocitopeni’ të shkaktuar nga heparin (HIT) kur të sëmurët marrin një ilaç të quajtur heparin. Midis atyre me HIT, ilaçi shkakton sistemin imunitar për të prodhuar antitrupa që aktivizojnë trombocitet.
Ilaçe të tjera përveç heparinës mund të shkaktojnë çrregullime të mpiksjes që ngjajnë shumë me HIT dhe studiuesit dyshojnë se në raste të rralla, vaksina AstraZeneca mund të jetë një tjetër shkaktar i tillë.
Në fillim të këtij muaji, kishte rreth 30 raste të mpiksjes së gjakut mes pacientëve pasi morën një dozë të vaksinës, ndërsa u njoftua edhe për disa viktima.
Kjo çoi që shumë shtete të ndalonin përdorimin e vaksinës, pavarësisht se Agjencia Evropiane e Barnave deklaroi se përfitimet ishin shumë më të mëdha sesa rreziqet.
Studimi u bë nga Oslo dhe Greifswald University.



