U aksidentuan teksa i iknin policisë, ja emrat e të rinjve që u kapën me 8.5 kg kanabis

U aksidentuan teksa i iknin policisë, ja emrat e të rinjve që u kapën me 8.5 kg kanabis

Policia e Shkodrës bën publikë emrat e tre të arrestuarve gjatë operacionit policor të koduar  “Gold Rush”, ku u sekuestruan 8.5 kg kanabis. Të rinjtë e arrestuar janë të 3 nga Lezha.  

Bertjan Pepkola, 24 vjeç banues në Lezhë; Aldo Përleka, 22 vjeç,  banues në Lezhë dhe Xhulio Përleka, 23 vjeç, banues në Lezhë.

Policia e Shkodrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin me mjet lëndë narkotike, u vunë në ndjekje të tyre dhe në fshatin Zues të njësisë administrative Rrethina, u konstatua mjeti i dyshuar, tip “Benz” me targë LE 7958 A, me drejtues shtetasin Xhulio Përleka, i cili gjatë ndjekjes ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Buna.

Të 3 shtetasit u transportuan në spitalin rajonal Shkodër, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u shoqëruan në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 8.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva dhe së bashku me mjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy