Përfaqësues të opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u mblodhën sërish sot në protestën e përjavshme para Bashkisë së Tiranës.
Ditën e sotme protestuesit kishin marrë me vete qese me plehra dhe i hodhën para dyerve të bashkisë.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe lirimin e Sali Berishës.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se vala e protestave do të vijojë deri në momentin kur të dorëhiqet Veliaj.
Të dashur qytetarë, e dini mjaft mirë metodën e Edi Ramës, mjafton të pyesni Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn dhe do e kuptoni se si do vijojë karriera e Erion Veliajt, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, etj.
Ndaj, duke falënderuar të gjithë qytetarët që erdhën në këtë protestë rekord të 24-tën, i them Erion Veliajt se kjo protestë nuk mbyllet pa ikur ti nga bashkia dhe pa shkuar përpara drejtësisë.
Numri i protestave tashmë e ka kaluar 20, ndërkohë që më herët nuk kanë munguar flakadanët, tymueset, molotovët dhe djegia e gomave të përdorura.



