Procesi i votimit i nisur në orën 08:00 të mëngjesit në Fier vijon normalisht. Sipas deputetit Luan Baçi, i cili po ndjek nga afër këtë proces, anëtarësia është duke votuar normalisht, ndërsa për të krijuar më tepër lehtësi për anëtarësinë, është shtuar numri i qendrave.
Ka filluar procesi sipas orarit zyrtar të publikuar nga PDSH në të 6 degët. Sot demokratët do të votojnë qetësisht me një proces të rregullt e transparent, jo vetëm në Fier por në të gjithë qarkun ka nisur procesi i votimit. Në degën e Fierit janë 6 qendra votimi për të pasur sa më të lehtë që anëtarët e Partisë Demokratike ta kenë sa më afër kutinë e votimit për të patur dhe pjesëmarrje më të madhe pasi në raste të tjera ka ndodhur që pjesëmarrja ka qenë e kufizuar për arsye të distancave të gjata të qendrave të votimit.
Orari zyrtar është deri në orën 18:00 por në bazë të prurjes që mund të ketë, nëse ka anëtarë që duan të votojnë procesi mund të shtyhet. Më pas do të vijohet me numërimin e fletëve të votimit në qendrat e votimit dhe rezultati del menjëherë në qendrat e votimit.
Pas mbylljes së procesit të votimit do të bëhet edhe numërimi dhe çdo qendër do të shpall fituesin mes dy kandidaturave, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.



