
Një rast i dytë i izolimit të gruas në banesë dhe monitorimi i saj përmes kamerave, ndodh brenda pak kohësh në Tiranë.
34-vjeçari Asqeri M., i cili mbante të mbyllur në banesë gruan, ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe vetëm pak pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë.
Gazetari i MCN tv, Besmir Pula, raporton se i arrestuari, sipas policisë dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë dhe dhomën e fëmijëve.
Sipas bisedës me të vëllaun e të arrestuarit, ai shprehet se i vëllai e ka marrë vendimin për shkak që sipas tij, bashkëshortja e tradhtonte.
Jemi këtu në Kodër Kamëz dhe ky është një rast tjetër i mbylljes në shtëpi të gruas dhe monitorimit përmes kamerave të saj.
Sipas raportimeve të deritanishme të policisë, i dyshuari ushtronte edhe dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Ai kishte instaluar kamera në të gjitha dhomat. Policia gjeti kamera edhe në dhomën e katër fëmijëve të çiftit si dhe jashtë shtëpisë.
Burimet më bëjnë të ditur se ai kishte pak muaj që ishte kthyer nga emigrimi ku punonte. Nga një komunikim që kam pasur me të vëllain e të dyshuarit, ai më tha se këtë veprim i vëllai e bënte ngaqë gruaja e tradhtonte.
Ky është një rast i përsëritur që po kthehet në fenomen mjaft shqetësues.



