Sherr mes dy vëllezërve në Durrës, godasin njëri-tjetrin me thika dhe sende të forta

Sherr mes dy vëllezërve në Durrës, godasin njëri-tjetrin me thika dhe sende të forta

Policia e Durrësit ka vënë në pranga, dy vëllezër  kanë goditur me sende të forta dhe me thikë njeri-tjetrin.  Ata kanë qenë në gjendje të dehur kur janë konfliktuar.

Policia ka arrestuar,  Hajdar Gila 20 vjeç dhe vëllai i tij Ernest Gila 28 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, teksa të dy vëllezërit i kanë shkaktuar lëndime të lehta njëri-tjetrit.

Njoftimi i policisë
 
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Hajdar Gila 20 vjeç, banues në Durrës;

•Ernest Gila 28 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, vëllezër me njëri-tjetrin, në lagjen Nr.13, Durrës, në banesë, në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta janë konfliktuar.

Në konflikt e sipër janë goditur me sende të forta dhe thikë , ku kanë marrë plagë të lehta në trup.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy