
Ka nisur këtë të diel punimet për ndërtimin e një tjetër autostrade në Shtetin e Kosovës. Bëhet fjalë për rrugën gjatësore që do të lidhë Prishtinën me Dheun e Bardhë e që do të kalojë përmes Gjilanit.
Fillimin e punimeve e ka lajmëruar vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh se ky është një moment i shumëpritur për të gjithë qytetarët që do të jenë më afër me Preshevën.
Kreu i Qeverisë kosovare theksoi se kjo rrugë do të bashkojë njerzit si dhe do të rrisë ekonominë.
Haradinaj ka deklaruar gjithashtu e se në krye të viteve të gjitha qytetet në Kosovë do të lidhen me autostradë.



