Gazetari Renaldo Salianji ndan eksperiencën e tij për pushimet e thjeshta dhe me kamping ndërsa blogerja Tea Dupi thotë se të qenit i pasur apo i varfër fillon nga mendja.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Salianji deklaroi se pëlqen kampingun, ambientin dhe cicërimat e zogjve.
Për mua të besh pushime në kamping, do të thotë ta shijosh në maksimum eksperiencën, të shijosh natyrën, detin, malin. Je tërësisht i relaksuar. Nuk ka hotel më të bukur se sa kur zgjohesh në mëngjes dhe sheh atë pamje.
Këto çadrat kanë një rrjet e cila ndalon insektet, mushkonjat. Në zonat e kampingut ka dushe dhe tualete. Janë mundësitë për të bërë kamping. E bukura e kampingut është dhe socializimi.
E bukura e kampingut është që nuk fle, se rri deri vonë zgjuar. Në kamping ke zjarr dhe çadër.
Ndërsa Dupi tha se çfarë është luks për dikë nuk është për dikë tjetër dhe se paraja nuk të bën të lumtur.
Luksin që një pjesë e mirë e shqiptarëve e kanë në tru, është ajo mospasja jote që nuk del kurrë nga shpirti. Ne shqiptarët përgjithësisht kemi qenë të barabartë, kushtet tona kanë qenë të paracaktuara, një pjesë e vogël kanë bërë diferencën dhe vazhdimisht njerëzit mundohen të dalin nga kjo.
Ke njerëz që kanë ecur shumë para, kanë bërë biznese, para dhe jetojnë shumë thjeshtë se leku të ndihmon të bësh një jetesë shumë të mirë, por jo domodsoshmërisht të mbush.
Ti ke njerëz që shkojnë në hotele luksi dhe vdesin t’iu tregojnë të tjerëve, por nuk është se janë të përmbushur. Jo më kot ka dalë fjala që leku nuk të bën të lumtur. Se ti mund të jesh një grup shokësh dhe shoqesh dhe ngul një çadër atje dhe je shumë i lumtur.
Që në momentin që zgjedh pushimin në kamping, ke një qasje tjetër për jetën. Njerëzit nëpër botë e praktikojnë të lëvizin me kamper.



