Mijëra kërkues thesari janë dyndur në fshatin KwaHlathi në Afrikën e Jugut pasi besojnë se në këtë zonë ka diamante.
Kërkuesit vërshuan në zonë pasi një burrë gjeti një gur kristali në një fushë të hapur dhe shpërndau lajmin.
Ndërkohë gurët nuk janë analizuar nga ekspertët gjeologjikë akoma, ndërsa autoritetet i kanë kërkuar njerëzve të largohen nga vendi në mënyrë që të hetojnë.
Qeveria e cila ndau një video në “Twitter”, shprehu shqetësimin për aktivitetet e paligjshme të minierave që ndodhen në KwaHlathi.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



