Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, identifikohet drejtuesi i mjetit, shoqërohet një person në polici

Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, identifikohet drejtuesi i mjetit, shoqërohet një person në polici

Policia e Gjirokastrës jep informacion lidhur me aksidentin tragjik me tetë viktima të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm aksin Këlcyrë-Përmet, ku konfirmohet identiteti i drejtuesit të mjetit dhe shoqërimi i një personi në polici.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta, informohet se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi Edison Bregaj, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy