Turmat e protestuesve të zemëruar, mbështetës pro-Clinton, kanë organizuar protesta në të gjithë qytetet e SHBA-së, pas triumfit të republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Ata kanë shkaktuar dëme nëpër qytete por fatmirësisht nuk ka pasur dhunë midis forcave të policisë dhe protestuesve, dhe nuk ka patur të lënduar.



