Buneci: Artemis II test për misionet e tjera, udhëtimi drejt Hënës po bëhet i realizueshëm (VIDEO)

Buneci: Artemis II test për misionet e tjera, udhëtimi drejt Hënës po bëhet i realizueshëm (VIDEO)

Astrofizikanti Erald Buneci ka komentuar zhvillimet më të fundit të misionit Artemis II, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të njeriut në Hënë. 

 

Vetëm pak ditë më parë, astronautët e NASA përfunduan me sukses një udhëtim 10-ditor rreth satelitit natyror të Tokës, duke u kthyer shëndoshë e mirë.

 

Sipas Bunecit, arritja kryesore e këtij misioni është fakti që udhëtimet drejt Hënës po bëhen gjithnjë e më të realizueshme dhe të sigurta. 

 

Arritja është se u bë e lehtë të arrihet një udhëtim në hapësirë drejt Hënës. Teknologjia tregon se është e duhura dhe kemi kapacitet për të realizuar misione të sigurta.

 

Ai theksoi se misioni ka sjellë të dhëna të rëndësishme shkencore, duke përfshirë analizat mbi përbërjen kimike të Hënës dhe identifikimin e zonave potenciale për ulje në të ardhmen. 

 

Misioni na siguroi informacione mbi kimikatet që gjenden në Hënë dhe mbi zonat ku mund të ulen njerëzit.

 

Sipas tij, këto misione shërbejnë edhe për të studiuar reagimin e trupit të njeriut ndaj udhëtimeve të gjata në hapësirë, si dhe ndikimin e rrezatimit. 

 

Ai rikujtoi se gara për eksplorimin e hapësirës nisi gjatë Luftës së Ftohtë, kur SHBA dhe Rusia konkurronin për dominim teknologjik.

 

Konkurenca bën që të përfitojë shkenca dhe teknologjia, dhe duket se Amerika e ka nisur mirë këtë fazë të re.

 

Buneci nënvizoi se Artemis II ishte një test i rëndësishëm për misionet e ardhshme, të cilat synojnë zbarkimin e njeriut në hemisferën jugore të Hënës, aty ku besohet se mund të ketë ujë. 

 

Pas marrjes së informacioneve të mjaftueshme, jemi gati për të zbritur njeriun në Hënë në zona ku mendohet të ketë ujë.

 

Ai shtoi se temperaturat ekstreme në Hënë, që arrijnë deri në 150 gradë Celsius, përbëjnë një sfidë, por ekzistojnë edhe zona ku rrezet e diellit nuk depërtojnë dhe ku mund të studiohet prania e ujit. 

 

Është vërtetuar shkencërisht se në anën e pasme të Hënës ka ujë, çka hap mundësi të reja për përdorimin e tij për energji apo konsum.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy