
Një alarm i ri kundërajror është lëshuar në të gjitha rajonet e Ukrainës. Alarmi u aktivizua fillimisht në rajonet lindore dhe u shtri në të gjithë territorin në pak minuta.
Forcat ruse kanë kryer nëntë sulme masive ajrore në infrastrukturën energjetike të vendit që nga 10 tetori.
Vala e fundit e sulmeve ndodhi të premten, me rreth 80 raketa të lëshuara nga forcat ruse, gjysma e të cilave në Kiev. Nën rrënojat e një ndërtese trekatëshe të goditur nga një raketë ruse në Kryvyi Rih, në jug të Ukrainës, u nxor trupi i një fëmije një vjeç e gjysmë .
Një sulm rus gjatë së premtes mori katër jetë, një grua 64-vjeçare dhe një familje të re bashkë me djalin e tyre të vogël.
Ndërkohë në Kiev, sot u bë e mundur rivendosja e furnizimit me ujë të rrjedhshëm, ndonëse gjysma e popullsisë së tij është ende pa energji elektrike, sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitchsko.



