Elezi: 6 marsi leksion për Bashën, të largohet se ka thyer rregullat brenda PD (VIDEO)

Elezi: 6 marsi leksion për Bashën, të largohet se ka thyer rregullat brenda PD (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ibsen Elezi në studion e lajmeve në 'MCN Live' ka komentuar lidhur me situatën e Partisë Demokratike dhe zgjedhjet e 6 marsit për të cilat tha se ishin një leksion për Lulzim Bashën.

Ai tha se Basha ka thyer të gjitha rregullat brenda Partisë Demokratike dhe për këtë duhet të largohet pasi ka cuar drejt shkatërrimit këtë forcë politike për të cilën tha se ky ka qenë dhe misioni i tij.

Nuk e kam prit që Basha të marrë kaq shumë vota të djathta dhe ky rezultat për mua ka ardhur dhe për rrjedhojë të një sforcimi të madh të Bashës. Grupi Bashës ka marrë 23% të votës, grupi rithemelimit 2 herë më shumë vota se Basha. Kjo që ka ndodh në 6 mars ishte leksion për Bashën sepse vlera më e madhe e 6 marsit tregoi se kush ishte forcë e madhe në PD. Struktura e partisë e shtrin përqindjen dhe te elektorati.

Basha është i shkarkuar s’ka çfarë dorëheqje të japë. Basha është në funksionalitet të plotë të qëllimit të vet, kam kërkuar të largohet sepse ai ka thyer të gjitha rregullat brenda PD, por në 2017 u vërtetua se ai është një politikan që po thyen kushtetutën e Shqipërisë. Basha ka marrë peng PD dhe në këtë mënyrë e ka çuar drejt shkatërrimit atë forcë politike, po ky është misioni i tij. Ai e ka deklaruar pastër, ai s’ka humbur asnjë betejë sepse beteja s’ka qenë asnjëherë për të, ai ka negociuar në tavolinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy