Tahiri flet për grabitjen e bankës: Bëni durim, rezultatet do vijnë

Tahiri flet për grabitjen e bankës: Bëni durim, rezultatet do vijnë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, thotë se hetimet për grabitjen e parave të bankës në rrugën e Rinasit po ecin përpara. Tahiri kërkoi durim deri në zbardhjen përfundimtare të ngjarjes. Tahiri i bëri këto komente në ceremonine e nisjen së punimeve për rindërtimin e Komisariatit nr. 6, në Kombinat.

“Mua më rezulton që Policia e Shtetit ka zbardhur disa ngjarje, përfshirë edhe grabitje bankash dhe më rezulton që po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet po ecin përpara, bëni durim. Ju falenderoj që prisni prej nesh që ngjarjet ti zgjidhim brenda ditëve. Ky standard është shenjë besimi për ne. Në asnjë vend të botës nuk pritet që ngjarjet të zbardhen brenda ditës. Gjithsesi ne besimin tuaj e marrim si inkurajimin më të mirë për të bërë sa më shumë punë dhe për të çuar përpara hetimet. Bëni durim, rezultatet do vijnë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy