Nesër, më 31 maj është afati i fundit i Reformës Zgjedhore, palët kanë vetëm pak orë kohë për t’u dakortësuar.
Këshilli Politik për reformën zgjedhore do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës në orën 17:00 tek Pallati Kongreseve.
Sa i takon rendit të ditës, bëhet e ditur se në tryezën e sotme janë përfshirë propozimet e palëve.
Konkretisht opozita jashtëparlamentare kërkon që të vijojnë diskutimet mbi teknologjinë dhe administratën zgjedhore.
Mazhoranca do të vijojë diskutimet mbi fushatën zgjedhore, çështjen e trajtimit të ankimimeve dhe çështjet e tjera të mbetura të hapura.
Ndërkohë opozita parlamentare kërkon vijimin e diskutimeve mbi sistemin zgjedhor.
Palët në këtë proces janë angazhuar për miratimin me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor brenda datës 31 maj 2020.
Deri më tani, palët politike ka gjetur konsensus në 5 pika. Palët janë akordësuar për shkurtimin e periudhës zgjedhore nga 3 në 1 muaj, financimin miks dhe kuotat gjinore. Ata ndahen tek përdorimi i teknologjisë në zgjedhje depolitizimi i adminsitratës zgjedhore, ku PS e kërkon të plotë, ndërsa opozita miks. Përsa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, e vetmja që ka kërkuar deri më tani një gjë të tillë është Rudina Hajdari.



