Skulptori Viktor Ferraj thotë se skulpturat e vendosura në mjediset publike kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Nëse më parë ka qenë kriter karakteri historik i një skulpture, vitet e fundit i është dhënë hapësirë edhe karakterit estetik.

Problemi i zgjedhjeve është transhendent. Shkon te pushteti vendor, te mënyra e vendosjes së kritereve, ka të bëjë me historinë. Më parë ka qenë kriteri historik. Më vonë ka marrë karakter estetik. Por edhe në këtë rast përcjell një mesazh, i jep një lloj kuptimi atij mjedisi.

Në rastet që përcillen bëhet fjalë për vepra që kanë shumë vite që janë vënë aty. Janë nën një lloj trysnie dhe vështrimi për të dhënë mesazhin e ngjarjes historike dhe për të vendosur raportet e duhura me planimetritë.

Sot skulptura nuk është më ajo e dikurshmja. Sot mund të flitet me shprehje dhe materiale nga më të ndryshmet. Ka vepra sot që dikur nuk mund të konceptoheshin.

Lidhur me bordet që përzgjedhin skulpturat që do të vendosen në mjedise publike, Ferraj tha se nuk marrin opinionin e akademisë.

Ka artistë dhe arkitektë në bordet që bëjnë përzgjedhjen e veprave. Por problemi është si zgjidhen ata. Unë jam vetë pjesë e akademisë. Por askush nuk i drejtohet akademisë.

Ferraj theksoi rëndësinë e studimit paraprak të mjedisit ku do të vendoset skulptura dhe mesazhit që ajo do të përcjellë.

Asnjë gjë nuk vendoset pa u studiuar më parë. Marrim skulpturën e Skënderbeut. Ka qenë një projekt që ka zgjatur 12 vjet. Kur bëhen planimetri të këtij niveli, artisti është i fundit që vjen. Prandaj them se ka shumë improvizim. Dua të shprehë personalitetin e autorit. Në botë, shumë artistë të mëdhenj nuk janë bërë në mënyrë sporadike. Autori sa e njoh unë është shumë rigoroz. Kur realizon punë të këtij karakteri, ka mënyrën e tij të të punuarit. Një vepër e tillë ne e shohim në një plan të marrë në televizion. Por një vepër ka disa kënde vështrimi.