
Java që sapo ka nisur do të karakterizohet nga temperatura të larta, por me një ulje të lehtë prej 2-3 gradësh Celsius në ditët e para.
Meteorologia Anira Gjoni nga IGJEUM, në një lidhje për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, bëri të ditur se pas valës së nxehtësisë së fundjavës, temperaturat do të pësojnë një rënie graduale sot (e hënë) dhe nesër (e martë).
Pas datës 12 qershor, temperaturat pritet të jenë 2 deri në 3 gradë më të ulëta krahasuar me fundjavën e kaluar. Megjithatë, kjo javë do të mbetet e nxehtë dhe pa reshje domethënëse.
Parashikimi për javën 9-16 qershor:
-Temperaturat maksimale në Tiranë sot pritet të shënojnë deri në 33°C, ndërsa të enjten dhe në vijim do të arrijnë deri në 34°C.
Temperaturat minimale gjatë natës do të jenë relativisht të larta:
E mërkura: deri në 16°C
E enjtja: deri në 18°C
E premtja: zbret në 17°C
Gjatë kësaj jave, temperaturat në rang vendi do të jenë 3-6 gradë mbi mesataren e qershorit, ndërsa edhe javët në vijim parashikohen mbi normën sezonale, rreth 2 gradë më lart.
Meteorologia Gjoni nënvizoi gjithashtu një rrezik në rritje për përhapjen e vatrave të zjarrit, për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta, veçanërisht në zonat me bimësi të dendur dhe pa prezencë reshjesh.



