Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Vranësirat e shpeshta vazhdojnë të jenë prezente në vendin tonë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, ku më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Pritet që reshjet më të fokusuara të jenë në zonat Veriperëndimore dhe Veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 – 6 ballë.

Kosova

Kosova të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta për gjatë gjithë ditës, ku parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje në të gjithë vendin. Por në intervale të shkurtra kohore pritet të ketë dhe momente me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV vijon të jetë në dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë 24-orëshit, duke bërë që MV të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin.

Pritet që më të dukshme reshje të jenë në zonat Perëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy