Bilardo në MCN/ Qori: Rama lojtar i mirë në fushë të vogël. Tallavaja i shkon përballë Berishës, përballë nesh bëhet qesharak

Bilardo në MCN/ Qori: Rama lojtar i mirë në fushë të vogël. Tallavaja i shkon përballë Berishës, përballë nesh bëhet qesharak

Duke folur në emisionin “Bilardo” kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha se Ramës i shkon si metodë forma e komunikimit sepse ka përballë një rival si Sali Berisha. Ai thekson se në momentin që përballë do të ketë Lëvizjen Bashkë, Ramës nuk i shkon tallavaja, sepse bëhet qesharak në sytë e popullit. “Edi Rama është lojtar i mirë në fushë të vogël, në kalçeto. Në këtë kuptim ia merr Sali Berishës edhe çdo cope të PD në këtë lojën e vjetër të politikës. Ndërkohë që ne duam politikën ta bëjmë në fushë të madhe, një politikë idesh, programesh, ndershmërie. Ne bëmë një program për Tiranën që ishte dukshëm më cilësor, jo vetëm se programi i PS, se s’kishte fare, por edhe se çfarë do lloj tentative e grupit të Berishës. Ne ia dalim të japim jo vetëm një alternativë të ndershme por edhe kompetente, si ta qeverisim Shqipërinë. Përveçse jemi të ndershëm dhe të guximshëm, në artikulimin tonë publik ne reflektojmë përgatitje dhe përgatitja shprehet edhe nëpërmjet një programi. Partitë e vjetra, duke mos i përfillur fare, idetë, programet, mendojnë që vetëm nëpërmjet komunikimit të shkathët mund të arrish te të tjerët. Këto janë versioni i asaj që bën Rama. I shkon si metodë në momentin që ka përballë një personazh si Sali Berisha. Në momentin që na ka përballë ne nuk i shkon tallavaja. Stonon, bëhet qesharak, dhe populli i kthen sytë te një alternativë serioze”, tha Qori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy