Thaçi i përgjigjet ambasadorëve për "Specialen": E tepruan me reagimet e tyre

Thaçi i përgjigjet ambasadorëve për "Specialen": E tepruan me reagimet e tyre

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale është në fuqi. Kreu i shtetit të Kosovës ka theksuar se debati për Gjykatën u ekzagjerua, dhe krijoi panik të panevojshëm te qytetarët.

"Jam i shqetësuar me ekzagjerimin që i bëhet këtij procesi të opinionit të deputetëve të Kosovës. Duhet kuptuar që vendimet në parlament i marrin deputetët, njerëzit e zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo ndërhyrjet brutale apo të dhunshme ndaj grupeve parlamentare, apo thirrjet e ndonjë ambasadori të caktuar se sonte është koha me hedhë gaz lotësjellës në parlament. Mendoj se këto thirrje e cenojnë rëndë demokracinë në Kosovë", ka thënë Thaçi.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Presidenti deklaroi se nuk ka frikë nga drejtësia.

"Nga drejtësia nuk kam, nuk kam pasur dhe nuk do të kem kurrë dhe është mirë që Kosova ka qenë shembulli më i mirë në rajon për bashkëpunim me drejtësinë. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të pastër si loti; është lëvizja guerile më e suksesshme që ka ndodhur ndonjëherë në botë; ne nuk kemi sulmuar askënd; kemi zhvilluar luftën për ta larguar Serbinë nga Kosova dhe kjo është fitorja më e madhe e kombit", tha presidenti.

Gjatë intervistës, Thaçi u shpreh se Kosova duhet të vazhdojë të mbështesë sistemin e drejtësisë. "Kosova duhet të trajtohet nga bashkësia ndërkombëtare e njëjtë sikurse është trajtuar çdo vend i ish-Jugosllavisë, Kroacia, Bosnja apo Serbia dhe të mos trajtohet e diskriminuar apo si një vend ku kanë ndodhur krime të ish Jugosllavisë. Jo; burimi i krimeve në ish-Jugosllavi dhe gjenocidi është bërë nga Beogradi, i cili sot përkdhelet nga bashkësia ndërkombëtare dhe lojaliteti i Kosovës nëpërkëmbet apo ndëshkohet nga ndërkombëtarët", deklaroi Thaçi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy