Konfrontim fizik mes policisë bashkiake dhe disa tregtarëve.
Është kjo ngjarja që ka tërhequr vëmendjen e çdo kalimtari në zonën e tregut të Medresesë në Tiranë.
Në një aksion për lirimin e hapësirave publike policia bashkiake ka hasur në rrezistencën e tregtarëve, që kanë refuzuar të lejojnë policinë ti sekuestrojë mallin.



