IN nxjerr të banueshme rrënojat e një pallati në Durrës(VIDEO)

IN nxjerr të banueshme rrënojat e një pallati në Durrës(VIDEO)

Dhjetëra banorë në Durrës kundërshtojnë vendimin e fundit të Institutit të Ndërtimit se pallati i tyre është i banueshëm.

Për TvT ata thonë se në dy aktkonstatimet e para pallati ka rezultuar me dëmtime të rënda dhe se nuk mund të rrezikojnë të banojnë atje.

Pal Hajdari ishte duke fjetur në dhomën e gjumit kur kjo sasi betoni u shkëput nga muri dhe ra në krevatin e tij mëngjesin e 26 nëntorit. Ai thotë se dëmet në pallat janë serioze por akt-konstatimet e nxjerra nga Instituti i Ndërtimit, bien ndesh me ato të disa muajve më parë mbi qendrueshmërinë e ndërtesës 8-katshe.

“Siç e shikoni edhe ju vetë, dëmtimet janë serioze, janë të mëdha, në të dy aktkontatimet e para, pallati cilësohet me dëmtime të rënda në muraturë dhe strukturë, në akt-ekspertimin e dytë bëhet fjalë për dëmtime serioze në muraturë dhe strukturë, thuhet që pallati ka humbur vertikalitetin”.

Shpëtim Sulo banon prej 20 vitesh në këtë pallat. Ai thotë se nga tërmeti kanë pësuar dëmtime edhe kolonat mbajtëse të tij.

“Të dy pallatet njëri me tjetrin, patën përplasje të forta, dhe u bahskuan të dy bashkë. Erdhen e prishën 5katëshin, që ishte ngjitur me ne. Ne kemi kërkuar disa herë, kolonat kanë çedim shumë të madh, nuk janë në linjë , në vijë shumë të drejtë, po ti vesh spango”.

Edhe banorë të tjerë të këtij pallati shprehen të revoltuar ndaj qendrimeve paradoksale të Institutit të Ndërtimit, duke kërkuar një akt-ekspertizë më të thelluar.

“-Ky pallat që nga 21 shtatori, që ka dhënë dëmtime, erdhen nga Bashkia e panë, dhe sit ë gjithë të tjerët hymë.

-Tani ne duam ekspertizë më të fundit, sepse të tre që kemi marrë, thotë DS4, ajo ëhstë për prishjen.

-Unë kam marrë shtëpi me kredi këtu, une tani vete atje se kam punë më bankën, u them më jepni të shkruarën që ky pallat do riparohet apo do shembet, por nuk ma japin.

-Bonusin e qerasë-korrikun, nuk ma kanë fut akoma, edhe gushti nuk ka hyrë, kam dy muaj pa marrë”.

Kjo nuk është hera e parë kur Bashkia e Durrësit nuk është në të njejtin qendrim me Komunën dhe Institutin e Ndërtimit për vlersimin real të gjendjes së godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy