Perimet në disa serra në Divjakë po rriten përmes teknologjive të avancuara të cilat kontrollojnë pesticidet dhe ushqimin që marrin, në mënyrë që produkti të ketë cilësinë më të lartë të mundshme.
Shumë prodhues të perimeve kanë instaluar pajisje kompjuterike, nëpërmjet së cilës kontrollohet koha dhe sasia e ushqimit të bimës.
Gëzim Bezha, në zonën e Çermës, ka nisur punën për rritjen e domates nëpërmjet kontrollit të pajisjes dixhitale.
Orari dhe sasia e pesticideve ose ushqyesve bimës i hidhet sipas një programi të hartuar nga specialistët e bujqësisë. Përdorimi i kësaj teknologjie nuk lejon tokën dhe bimën të marrë ngarkesë të tepruar me ushqime, duke ruajtur cilësinë e prodhimit.
Kjo serë është e pajisur me këtë makineri e cila është një makineri që të kursen kohën, sasinë pra i japim bimës në mënyrë të kontrolluar ushqimin dhe sasinë e duhur. Nëpërmjet kompjuterin bima merr sasinë e ujit dhe ushqimin e duhur. Kursen kohën dhe nuk mbingarkojmë tokën me ushqime të tepruara, këtu shkon gjithçka e kontrolluar. Konsumatorët nuk duhet të kenë frikë fare nga kjo teknologji sepse çdo ushqim që hedhim dhe pesticidet janë të standardeve evropiane dhe nqs fermeri shqiptar dhe unë respektojmë etiketën dhe përdorimin e tyre, sasinë dhe kohën e duhur dhe konsumatori duhet të jetë shumë i garantuar.
Një teknologji e tillë nuk mund të përdoret nga fermerët që kanë sipërfaqe të vogla me sera. Kryesisht janë prodhuesit me disa hektarë tokë bujqësore, të mbuluara nga serat, që kanë vënë në zbatim teknologjinë digjitale.



