Italia ka qenë historikisht porta europiane e Shqipërisë, sidomos kulturalisht.
Këto ditë, Italia dhe kultura e saj kanë qenë në qendër të aktiviteteve kulturore në Shqipëri gjatë Javës Kulturore Italiane, ndërkohë që shqiptarët kanë mundur të shijojnë jo vetëm kulturën dhe artin që vjen përtej detit, por edhe kuzhinën e famshme italiane.
Por çfarë mund të themi për kulturën italiane dhe marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ndiqni për më tepër bisedën me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci.



