Gjykata e Lartë rrezon rekursin e personave në hetim/ Mbeten në burg drejtuesit e “Bankers”

Gjykata e Lartë rrezon rekursin e personave në hetim/ Mbeten në burg drejtuesit e “Bankers”

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin ndaj personave në hetim lidhur me çështjen e “Bankers”.

 

Rekursi u bë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e kërkesës së paraqitur nga personat nën hetim Leonidha Çobo, Flavia Capo, Lianyi Wang dhe Hongping Xiao. 

 

Kësisoj do të vijojë të mbetet në burg CEO i “Bankers Petroleum”, kinezi Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, të dy të akuzuar për skemë mashtruese me TVSH-në dhe evazion fiskal, ndërsa Çobo akuzohet edhe për pastrim parash.

 

Mbetet në fuqi masa “arrest shtëpie” për kinezin Lianyi Wang, Ardit Keron, Flavia Capon dhe Kledi Xhani.

 

Majlinda Thana, Matilda Ibraliu dhe Erton Ademaj Apeli mbeten në masën “detyrim paraqitje”. Në detyrim paraqitje mbetet edhe Doina Goga.

 

Kompania akuzohet se për 20 vite me radhë, ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.

 

Gjatë periudhës 2004-2024 kompania kineze akuzohet se ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekë, por pavarësisht kësaj shume, kompania ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë.

 

Sipas organit të akuzës, përmes kësaj skeme, kompania ka shmangur pagimin e tatim-fitimit për 20 vite me radhë dhe për më tepër ka përfituar rimbursime fiktive të TVSH-së, duke shkaktuar dëm financiar në miliona euro në buxhetin e shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy