Tiranë/ Organizonte lojëra fati në lokal, në pranga administratori

Tiranë/ Organizonte lojëra fati në lokal, në pranga administratori

Administratori i një lokali në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi në këtë objekt organizoheshin lojëra fati. 

 

Gjatë kontrolleve në lokal blutë sekuestruan tavolina pokeri dhe pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari.

 

Për këtë rast u arrestua shtetasi E. H., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin që administronte, në rrugën “Sitki Çiço”, u konstatua se kishte përshtatur ambientin për organizimin e lojërave të fatit. 

 

Në  cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri që u gjetën në lokal.

 

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy