Shtyhet vaksinimi i mësuesve kosovarë në Shqipëri

Shtyhet vaksinimi i mësuesve kosovarë në Shqipëri

Është shtyrë procesi i vaksinimit të mësuesve kosovarë në Shqipëri. Shkak është bërë mungesa e vaksinave nga Shqipëria të “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Në një konferencë për mediat, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia sqaroi se ligjet e Kosovës e ndalojnë importimin e produkteve që nuk janë të certifikuar nga EMA.

Mirëpo, Vitia shtoi se ministrja Orgeta Manastirliu e kishte siguruar që sapo të vijnë doza të tjera të këtyre dy llojeve të vaksinave, një sasi e caktuar do t’i ruhet Kosovës.

“Dozat e vaksinave “AstraZeneca” dhe “Pfizer” janë harxhuar, siç më ka njoftuar ministrja Manastirliu. Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me “Sinovax“, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi. Manastirliu më ka thënë se sapo të vijnë doza të tjera të dy llojeve të vaksinës, atëherë do ta ndihmojnë Kosovën.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy