
Denoncimi i qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes “shqipëriaqëduam.al” ka bërë që të humbasin vendin e punës tre zyrtarë të Hipotekave. Në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi sot shkarkimin e 1 juristi dhe 2 specialistëve të Hipotekave në Tiranë e Fier.
“Rasti i parë i referohet një qytetareje nga Fieri, që ka paraqitur ankesën e saj, ajo i ka shlyer detyrimet për vlerësim të pronës së saj, por nuk i është dhënë përgjigje. Në këtë mënyrë përjashtohet juristi Myrto nga zyra rajonale Fier,” tha ministrja.
Etilda Gjonaj gjithashtu tregoi rastin e aplikimit të një tjetër zonje në shtator të këtij viti, dhe deri në nëntor dokumentet kishin ngelur aty.
“Një qytetare nga Tirana që ka paraqitur ankesë te Shqipëria që duam, ka aplikuar te zyra rajonale Tiranë dhe dokumentet kishin ngelur për firmë pranë drejtorive perkatese. Janë marrë masa për regjistirmin e kontratës së shitblerjes. Duke i kërkuar ndjesë për vonesat e pajustifikueshme qytetares, kam kerkuar përjashtim të dy specialistëve Salku dhe Ismaili,” tha ajo.



