
Qeveria gjermane bën me dije se një Komision i BE po planifikon një rregullore që do të lejojë njohjen e lejeve të drejtimit nga Ukraina në mbarë Evropën.
“Komisioni i BE-së po planifikon një marrëveshje transporti rrugor me Ukrainën, e cila, ndër të tjera, do të parashikojë njohjen e përkohshme të lejeve të vozitjes dhe certifikatat e kompetencës për transportin e mallrave”, tha qeveria gjermane.
Qëllimi i kësaj nisme është t’u vijë në ndihmë refugjatëve ukrainas dhe kompanive të transportit.



