Sulmi në Stamboll, policia në ndjekje të terroristit, deri tani 8 të arrestuar

Sulmi në Stamboll, policia në ndjekje të terroristit, deri tani 8 të arrestuar

Deri më tani 8 persona janë arrestuar si të dyshuar se kanëqenë të lidhur me personin i cili kreu sulmin terrorist në Stamboll.

Autoritetet dyshojnë se sulmuesi ka mbërritur në diskon Reina me një taksi dhe më pas ka hyrë me shpejtësi në lokal duke qëlluar mbi turmën.

POr deri tani nuk ka asgjë të re në lidhje me autorin e sulmit. Mijëra forca policie janë vënë në ndjekje të tij ndërsa mësohet se ai ka zbrasur mbi 180 plumba në diskon e mbushur plot me njerëz.

Shtetasit e huaj që humbën jetën në sulmin e armatosur llogariten të jenë 24, gati dy të tretat e viktimave të sulmit, njofton agjencia shtetërore e lajmeve të Turqisë.

Shumë prej tyre ishin nga Lindja e Mesme, duke përfshirë Jordanin, Libanin dhe Arabinë Saudite, edhe pse vende nga India deri në Belgjikë njoftuan se qytetarë të tyre janë në mesin e viktimave.

Në sulm u vra dhe 18-vjeçarja izraelite Leanne Nasser nga Tira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy