Moti i keq pezullon lundrimin e mjeteve të vogla detare dhe peshkimit në Vlorë

Moti i keq pezullon lundrimin e mjeteve të vogla detare dhe peshkimit në Vlorë

Prej orëve të vona të natës dhe sot vendi ynë është përfshirë nga moti i keq dhe reshje të vazhdueshme shiu.

Era e fortë në qytetin bregdetar ka bërë që deti të jetë i trazuar me dallgë të larta, që mund të rrezikojnë jetën e peshkatarëve apo të personave që lundrojnë me mjete të vogla.

Si pasojë e këtyre kushteve atmosferike në Vlorë është urdhëruar ndalimi i lundrimit të mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit ditën e sotme dhe të nesërme.

Kapiteneria Vlorë njofton se ata do të lejohen të lundrojnë ditën e nesërme pas orë 22:00.

“Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar në gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  24  orët  në  vazhdim  në  datat  07-08.10.2021  në  drejtimin  J-JL  në  forcën  6-7bft /10-15m/s  deri në  7-8  bft  / 15-20m/s  dhe  lartësi dallge  deri  1.50-3.50 metra  :

Ndalohet dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit dhe marjen e masave.

Njoftohen të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e jetëve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  07-08.10.2021. 

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në  gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për  mjetet  e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës  08.10.2021/22:00”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kapitenerisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy