Një nënë në Itali është nën hetim për vrasjen e fëmijës së saj. 28-vjeçarja moldave është paraqitur me urgjencë në spital së bashku me fëmijën 3 vjeç e 8 muajsh, të cilin ka pranuar se e ksihte rrahur në shtëpinë e saj në Modena. Ngjarja ka ndodhur më 14 janar.
Sipas shtypit lokal, ajo është shprehur para hetuesve: E rraha sepse kishte teka. Doja ta pushoja së qari, nuk e mendova se mund të vdiste.
Ndërkohë, hetuesit po marrin në shqyrtim edhe rolin që mund të ketë pasur në këtë ngjarje partneri i gruas, një shqiptar i arrestuar kohët e fundit për prostitucion.



