
“Duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosovë për zhvillim ekonomik dhe për hapje të vendeve të punës”.
Kështu ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, duke theksuar se ky është prioritet mbi prioritetet e jo “politizimi dhe retorika luftënxitëse”.
“Kur të forcohen themelet e urave të reja, do të më vinte mirë sikur kryeministri (Aleksandër) Vuçiç të vinte për ski në Brezovicë, e që në këtë mënyrë së bashku të dërgojmë mesazhin e paqes”, ka thënë Thaçi, transmeton Koha.net.
Thaçi qëndroi dje në Brezovicë, ndërsa në Twitter shkroi në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht: “Kalova një ditë në Brezovicë, ku takova popullatën lokale. Duhet të punojmë së bashku për gjeneratat e reja. Investimet dhe ekonomia, kyçe”.



