
Analisti Andi Bushati thotë se më 6 mars, më shumë sesa politikanët e vendit, shqiptarët do të testojnë ambasadoren amerikane. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se do të vihet në provë pikërisht thirrja e ambasadores për të mos votuar “non gratën”.
Në këto zgjedhje nuk do të testojmë as Edi Ramën, as Lulzim Bashën, as Sali Berishën. Do të testojmë Yuri Kim që u bëri thirrje votuesve të mos zgjedhin non gratën. Ajo iu drejtua elektoratit me thirrjen mos votoni kandidatët që mbrohen nga individë non grata. Pati shumë reagime. Për kë e kishte? Tani nëse thoni se e kishte për Doshin, Berishën dhe Dakon dhe nëse kandidatët e tyre fitojnë, këto janë zgjedhje pro apo kundër kësaj zonjës?



