Heshtja për shpërbërjen e Bosnjës, Hoti: Autoritetet shqiptare nuk dinë të lexojnë rrezikshmërinë

Heshtja për shpërbërjen e Bosnjës, Hoti: Autoritetet shqiptare nuk dinë të lexojnë rrezikshmërinë

Dritan Hoti, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare foli sot përmes studios së lajmeve të MCN TV për rrezikshmërinë e shpërbërjes së Bosnje-Hercegovinës.

Ai tha se marrëveshja e paqes e Dejtonit e sponsorizuar nga SHBA, e nënshkruar në 1995 rrezikon të dështojë nëse nuk ka një vendim për tendencat shpërbërëse.

I pyetur se si e lexon heshtjen e autoriteteve shqiptare, Hoti tha se institucionet në vendin tonë nuk janë ndërtuar mbi bazën e një meritokracie, por në shërbim të partitokracive dhe kjo sipas tij bën që të mos dinë të lexojnë rrezikshmërinë që mund të vijë nga Bosnja ose të përgatiten për ato që quhen të papriturat për Ballkanin Perëndimor.

Intervista:

Marrëveshja e paqes e Dejtonit e sponsorizuar nga SHBA, e nënshkruar në 1995, i dha fund luftës 3-vjeçare midis serbëve të Bosnjës, kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë duke e ndarë vendin përgjatë vijave etnike në dy rajone autonome – Republika Serbe e mbizotëruar nga serbët dhe Federata e përbashkët nga kroatët dhe boshnjakët. A rrezikon të dështoj kjo marrëveshje?

Hoti: Rrezikon te dështojë nëse nuk ka një vendim për tendencat shpërbërëse të Bosnje-Hercegovinës. Ajo ka qenë pika e takimit mes Perandorisë Austriake dhe asaj Osmane. Ka qenë vatra e shpërthimeve nacionaliste që shpërtheu në Luftën e Dytë Botërore. Do të hapet kutia e Pandorës dhe do të përmbyset sipari i marrëdhënieve. Është duke u shqyrtuar edhe letra e Schmid ku kërkohet një procedurë e shpejtë për marrjen e një vendimi.

Deri në ç’pikë mund të degradoj situata, a mund të flasim për luftë?

Hoti: Ende nuk mund të flasim për luftë, janë momente testuese. Pas Beogradit fshihen institucione sekrete.  

A e mendoni të arsyeshme kërkesën e serbëve për të ndarë institucionet?

Hoti: Jo, nuk janë të arsyeshme. Janë pretekste për të rritur tensionet, por ata përfitojnë edhe nga niveli jo i mirë i funksionimit institucional dhe një menaxhim jo i mirë i pandemisë. Viktimat e pandemisë krahasohen me numrin e luftës civile 28 vite më parë. Në Bosnje ka qenë një sindromë permanente për ndërtimin e një balance të qëndrueshme.

Çfarë do të thotë për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian një qëndrim i tillë?

Hoti: Do të ndikojë pak, jo shumë. Serbia në 3-4 vitet e fundit ka qenë vend që ka sponsorizuar turbullirat. Afishon negociata integruese dhe nga ana tjetër po forcon marrëdhëniet strategjike me Kinën dhe Rusinë. Në Europë ka ende institucione që të aderojnë praktikat e Serbisë, nuk është në unision me politikën e jashtme. Frenimi i Serbisë mund të vijoj nga prania e SHBA në këtë rajon që po bëhet gjithnjë e më aktive.

Sa e rrezikon kjo situatë, prishjen e stabilitetit në Rajon, si një efekt domino? Kam parasysh edhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi?

Hoti: Bosnja nuk të përcjell shumë rëndësi por është shumë i rëndësishëm. Në këtë rast do të çonte në reagime analoge dhe fuqitë si SHBA dhe Rusia që kanë projekte gjeoekonomike jo vetëm do rrisnin intensitetet e tyre. Mund të ketë një riprecipitim i cili mund të jetë interesant për riformatimin e çështjeve kombëtare.  

Si e lexoni heshtjen e autoriteteve shqiptare në lidhje me këtë situatë?

Hoti: Institucionet nuk janë ndërtuar mbi bazën e një meritokracie që do të thotë nuk kanë formim profesional dhe thellësi mendimi nga ku burojnë skemat apo platformat strategjike. Kanë 30 vjet që mungojnë në Shqipëri. Janë ndërtuar në shërbim të partitokracive dhe partitokraci është ekujvalentimi i qeverisjes shqiptare dhe nuk dinë të lexojnë rrezikshmërinë që mund të vijë nga Bosnja ose të përgatiten për ato që quhen të papriturat për Ballkanin Perëndimor. Është një fatkeqësi që vazhdon kjo që prej komunizmit shqiptar. Mund të ndodhë që nëse precipitojnë këto tendenca fuqitë e interesuara  mund ta paraprijnë këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy